Hoti: Përkundër avancimit, duhet ende punë në promovimin e barazisë gjinore

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 10:40 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se përkundër avancimit në promovimin e barazisë gjinore ende duhet punë për të bërë. Hoti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të punojnë në aspektin e barazisë gjinore, raporton Ekonomia Online.

“Besoj se si shoqëri kemi avancuar mjaftë në promovimin e barazisë gjinore. Ende ka shumë punë për të bërë. Jemi afër arritjes së objektivave. Para jush ju garantoj që gjatë qeverisjes sonë japim punë maksimale dhe mbështetje të nevojshme për barazi gjinore”

“Ne kemi bërë një pako të veçantë që do zbatohet për mbështetje për gratë që janë ndikuar gjatë pandemisë në aspektin e punësimit”

“Besoj që është akt i madh të fuqizohet gruaja brenda familjes. Uroj që të kemi sa më pak raste të dhunës ndaj grave.

“Ne jemi duke dizajnuar projekte të ndryshme që shërbejnë për barazi gjinore dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë ku numri i vajza në arsimin e mesëm është më i lartë së ai i djemve”, ka thënë Hoti, gjatë fjalimit të tij në tryezën e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.

Kryeshefja  e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, tha se takimi i mbajtur tregon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për agjendën e barazisë gjinore.

Drejtore ekzekutive në Qendrën Kosovare për Barazi Gjinore, Luljeta Demolli, tha se duhet të bashkohen të gjithë për promovimin e barazisë gjinore dhe të drejtat e grave.

Ajo po ashtu theksoi se duhet të luftohet dhuna ndaj gruas dhe fuqizimi ekonomik i tyre.

“Ne duhet të reflektojmë eliminimin e dhunës ndaj grave. Ne si qendër sjellim dy sfida: ritmin e ngadalshëm të zbatimit të ligjit dhe rritjen e dhunës ndaj grave. Dhuna po mbetet një kërcënim i vazhdueshëm”

“Ne duhet të reflektojmë edhe në fuqizimin ekonomik të grave për çka ende jemi sot këtu. Tash e kemi edhe pandeminë, ku si pasojë tij kanë humbur punën shumë gra”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, tha se pavarësia ekonomike e gruas është faktorë për ruajtjen e harmonisë familjare.

“Niveli i barazisë së grave në shoqëri varet nga të ardhurat që ato kanë. Pavarësia ekonomike e gruas shërben për ruajtën e harmonisë familjare. Prioritet i yni si deputete është fuqizimi i grave në aspektin ekonomik.

“Ne si grup i grave deputete e kemi pakon e rimëkëmbjes do të bëjmë një propozim që do kërkojmë një rimbursim të grave prej 10 përqind në Trust për gratë”, tha ajo.

Të ngjashme