Hoti: Programi Nacional për Rininë ka mbështetje absolute edhe të opozitës

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 08:19 | Nga Lirik Sylmetaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreth 340 mijë nxënës dhe 110 mijë studentë të Kosovës dhe më gjerë do të përfshihen në Programin Nacional për Rininë, i cili është duke u implementuar nga Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të Qeverisë së Kosovës.

Kreativiteti kulturor dhe mendimi kritik, dituria dhe sporti, janë tri shtyllat të cilat përfshihen në këtë program, ku nxënësve dhe studentëve do tu jepet mundësia që të tregojnë më të mirën në këtë garë, nga e cila do të shpallen më të mirët në nivel komunal, republikan duke vazhduar edhe me shtete të tjera.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se për herë të parë realizohet një program i tillë në Republikën e Kosovës. Si i tillë, Programi Nacional për Rininë, sipas Hotit, ka gjetur mbështetje tek të gjithë akterët politik në vend, duke përshfirë edhe opozitën.

“Ky është programi i vetëm në Qeverinë e Republikës së Kosovës që ka mbështetetjen absolute të pozitës dhe opozitës, është program që  e përkrahë Vetëvendosja, është program që e ka mbështetë LDK-ja, të gjtiha partitë opozitare mos të flasim për ato që janë në pozitë”, thënë Hoti.

Koordinatori Hoti tha se mbështetja nuk ka munguar as nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teklonologjisë dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Sipas tij, përkrahje ka pasur edhe nga drejtorët dhe mësimdhënësve e të gjitha shkollave të Kosovës.

“Përvec fatit që ne  e kemi pasur bashkëpunim të parezervë nga opozita nga partitë opozitare, kemi një fat jashtëzkoanisht të mirë edhe nga ministritë për të cilët ju po flisni, kemi pasur mbëshetjen e parezervë të ministrisë së Arsimit, të ministrit, kemi pasur mbështetje të parezervë të ministrisë së Kulturës, të ministrit, kemi pasur mbëeshtetje të parezervë dhe mbi të gjitha të sidnikatës dhe në të gjitha nivelet, DKA-të janë duke punuar në mënyrë të jashtëzakonshme, drejtorët e shkollave janë duke e prezantuar programin në mënyrë të jashtëzakonshme dhe për shpejtësinë që arrihet”, u shpreh Hoti.

Hoti e pohon se ka qenë ngarkesë implemtentimi i Programit Nacional për Rininë, për shkak të grevave dhe pakënaqësive që kanë qenë në arsim. Por ai thotë se aktualisht ajo cka shihet nëpër shkolla tregon vullnetin dhe entuziazmin e nxënësve dhe mësimdhënësve për përfshirje masive në këtë program. 

“Po dmth ne nuk duhet të flasë për vështirësitë që ka pasur arsimi dhe natyrisht se këto vështirësi kanë qenë ngarkesë shtesë për programin nacional por edhe për nxënësit por edhe për drejtorët edhe për mësimdhënësit, por sidoqoftë ajo që shifet në teren është e pabestueshme njeriu ta shef se cfarë imagjinate shpërthyese ekziston tek nxënësit e republikës së KOsovës. Kjo është mahnitëse. Ata tashmë flasin me entuziazën se ky është një cështje që vërtetë është dashur të funksionojë të nis më herët dhe janë shumë të gëzuar dhe të lumtur që realisht e shofin një mundësi që do t;i plotësojë shumë mangësi që më sot kanë ekzistuar nëpër shkollat tona”, tha Hoti për Ekonomia Online.

Hoti ka komentuar edhe deklarimet e thëna se për këtë program janë ndarë disa milionë euro. Sipas tij, Qeveria ka ndarë 1 milion euro buxhet me të cilat Programi Nacional për Rininë duhet të implementohet, duke përfshirë edhe punën vullnetare të njerëzve, në vecanti të komuniteteve.

“Te pjesa e buxhetit, Zyra e Koordinatorit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit i ka 1 milion të ndame si buxhet dhe kjo është e tëra dhe kjo është e vërteta, prandaj në kuadër të këtij sistemi ne funksionojmë, por këtu kemi edhe shumë punë vullnetare që bëhet dhe deri më tash jemi duke ja dalë, duke ecur mbarë”, tha ai.

Koordinatori Hoti ka mohuar se në kuadër të Zyrës që drejton janë bërë punësime. Sipas tij, Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ka angazhuar ekspertë me kontratë mbi vepër, të cilët do të shërbejnë vetëm për hartimin e testeve që t’i nënshtrohen nxënësit. Ai shton se këto angazhime të ekspertëve janë bërë pa asnjë ndikim politik.

“Është interesante sepse për herë të parë në kuadër të ekspertëve që kemi paraparë në hartimin e testeve ne nuk kemi pasur intervenime nga partitë politikë sepse ishte puna thjeshtë me mendjen sepse ne realisht e kishim problem për ti gjetur njerëzit dhe ekspertët për të hartuar tekstet nga klasa e parë në të 12 tën. Janë bërë shumë spekulime në këtë drejtim, njerëzit nuk e kanë kuptuar se ne si zyre e koordinatorit kemi marrë punë njëmujore ose dymujore për hartimin e njerëzve për hartimin e testeve të cilët duhet ta bëjnë atë punë, është një kontratë mbi vepër dhe pastaj përfundon ajo”, u shpreh Hoti për Ekonomia Online.

Me gjithë këtë angazhim Koordinatori Nacional për Rininë, Rexhep Hoti, thotë se ka pritshmëri të mëdha për arritjet që do të kenë nxnësit dhe studentët në Programin Nacional për Rininë.

Hoti tha se ky program do të përfshijë të gjithë nxënësit shqiptarë që jetojnë në Ballkan dhe ata nga Diaspora, duke patur edhe ballafaqime ndërshtetërore ndërmjet tyre.

Mirëpo Programi Nacional i ka të parapara edhe garat në nivelin ndërshtetëror, në nivelin ndërshtetëror ne i kemi garat që i kemi parë si mundësi të garave bilaterale ndërmjet dy shtetet, multilaterale si gara të disa shteteve njëherit dhe kemi versionin tjetër që njihet si gara mbarëkombëtare që nënkupton që të gjithë nxënësit që jetojnë në Ballkan ose që jetojnë në Republikës e Kosovës, në Republikën e Maqedonisë, në Republikës e Malit të Zi, në Republikës e Shqipërisë sespe Luginën e kemi paraparë në kuadër të Repblikës së Kosovës dhe të gjithë nxënësit që janë në diasporë të bëjnë gara në nivelin e ballafaqimeve ndërshtetërore ndërmjet ncënësve nga klasa e parë deri në klasën e 12”, tha ai.

Më të mirët sipas Hotit, do të shpërblehen me certifikata, bursa, udhëtime jashtë vendit dhe shumë beneficione të tjera.

“Programi Nacional për Rininë në vetëvete ka edhe sfondin e vecantë të shpërblimeve që dmth cdo fitues merr certifikatë, do të shpërblehet në nivelin komunal do të ketë shpërbile shtesë, në nivelin republikan do të ketë shpërbile edhe më tutje, shpërblime do të ketë edhe në forma të tjera, bursa udhëtime jashtë shtetit, libra dhe aspekte tjera”, tha Hoti.

Koordinatori Hoti tha se Programi Nacional për Rininë është program i bazuar në të arriturat më të avancuara të garave, ku janë marrë përvojat nga Shtetet e Bashkruara të Amerikës, vendeve skandinave dhe të Evropës qendrore.

Të ngjashme