Hoti: Qeveria e gatshme të mbështesë personat me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 16:30 | Nga

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim drejtorin e Shoqatës së paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës (HANDIKOS) Afrim Maliqi, ku u diskutua për kushtet e kësaj kategorie si dhe implementimin e Ligjit për këtë kategori.

Gjatë këtij takimi ministri Avdullah Hoti u shpreh se Ligji Nr. 05/L -067 për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik është aprovuar, dhe ne si Qeveri jemi të obliguar që të gjitha ligjet të cilat miratohen nga Kuvendi ti implementojmë, gjithashtu edhe Ligji për paraplegjiket dhe tetraplegjiket duhet të fillojë së zbatuari.

Mirëpo, fillimisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale duhet që të nxjerrë Udhëzimet Administrative për zbatimin e këtij Ligji, ku për këtë nuk do të mungojë edhe ndihma e Ministrisë së Financave.

“Gjithashtu ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me juve dhe besoj se do të gjejmë një zgjidhje për akomodimin e obligimeve në kuadër të Buxhetit të vitit 2017, obligime që dalin nga Ligji për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik.

Ndërsa, drejtori i Shoqatës së paraplegjikeve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës, (HANDIKOS) Afrim Maliqi duke falënderuar Ministrin Hoti për mbështetjen e vazhdueshme për këtë kategori, tha se gatishmëria e Qeverisë së Kosovës për implementimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik është një lajm shumë i mirë që i gëzon shumë familje, sepse me të vërtetë kemi nevojë për mbështetje nga institucionet e Kosovës.

mf_01

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme