Hoti: Rënia e numrit me të infektuar na ka dhënë shpresë dhe qetësi

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 10:34 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me drejtorët e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). Hoti falënderoi për mundin që po bëjnë punëtorët shëndetësorë, ndërsa tha se rënia e numrit të të infektuarve ka dhënë qetësi, raporton Ekonomia Online.

Hoti për këtë përmirësim të gjendjes ka falënderuar personelin shëndetësor, por theksoi se ka gjithashtu një ngritje të vetëdijesimit nga ana e qytetarëve.

“Kur vini në mëngjes ju përballeni me rrezik, ndryshe nga ne që jemi në zyre, prandaj iu falënderoj. Rënia e shifrave na ka dhënë pak shpresë dhe qetësi shpirtërore dhe për këtë ju falënderoj”.

“Vaksinimi besoj se do të fillojë me kohë, për fëmijët dhe grupet e rrezikuara. Është rritur vetëdijesimi i qytetarëve. Më herët, 40 për qind nuk besonin se ka rrezik dhe tani nëse shkoni në shkolla i shihi fëmijët dhe prindërit që i respektojnë masat”.

“Në kuadër investimeve kemi futur edhe sistemin shëndetësor për të krijuar një buxhet në mënyrë që të krijojmë kapacitete mbrojtëse. Ju shpreh ngushëllime familjeve që kanë humbur jetën në luftën ndaj COVID, dhe uroj shërim të sëmure”, tha ai.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se duhet të rritet llogaridhënia në sistemin shëndetësor.

Ai tha se si ministër nuk dëshiron që numri i të vdekurve të jetë statistikë në nivel bote.

“Ky menaxhim në luftën ndaj pandemisë është tregues se duhet të avancojmë në këtë drejtim. Si ministër na duhet progres dhe kam një zotim. Ata që janë të lodhur duhet të jenë të përgjegjshëm siç iu takon atyre si mjekë”.

“Tash jemi në një fazë ku na është dhënë mundësia që të marrim frymë lirshëm, do ta rrisim përgjegjësinë që kërkesat tona të jenë në nivel. Në ngritjen e synimeve për ngritjen e infrastrukturës keni avancuar shumë, si në dhe në çështjen e specializantëve, e shumë shërbimeve tjera. Nuk dëshiroj që si ministër numri i vdekjes të jetë statistikë në nivel bote. Duhet të jemi më të përgjegjshëm në këtë drejtim”, tha Zemaj.

Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të ShSKUK-së, tha se vizita e kryeministrit është  motivuese për ta. Ai u shpreh se kanë arritur ta menaxhojnë mirë situatën me pandeminë.

“Falë edhe angazhimin tuaj personalisht dhe asaj të Ministrisë së Shëndetësisë, mendoj se e kemi menaxhuar mirë pandeminë. Më 11 gusht kishim numrin më te madh të pacientëve të hospitalizuar; gjithsej 656 pacientë. Po ashtu angazhuam qindra infermierë nga klinikat e tjera”, tha Krasniqi, teksa nuk harroi të përmendë dhe kontributin që kanë dhënë shtetet mike të Kosovës.

Krasniqi kërkoi nga Qeveria që për personelin shëndetësor të ketë paga të merituara.

“Ne kemi edhe kërkesa për ju si qeveri: Punëtorëve shëndetësorë duhet t’iu krijohen kushte të punë, mbrojtje nga puna. Mendoj se punëtorët shëndetësorë e meritojnë ta kenë vendin e tyre në shoqëri dhe mjekët dhe infermieret meritojnë pagën e tyre të merituar”, theksoi Krasniqi, raporton EO.

Të ngjashme