Hoti në Handikos, u premton mbështetje personave me nevoja të veçanta

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 11:01 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Driton Selmanaj dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, kanë vizituar qendrën “Handikos”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Hoti ka premtuar mbështetje për këtë kategori të personave.

“Përgëzoj për punën e tyre që po e bëjnë. Është unike si qendër me reputacion shumë të mirë. Do të iu qëndrojmë afër me të gjitha kapacitetet tona”.

Përderisa ministri Reçica tha se është duke u punuar në një Ligj gjithëpërfshirës për këtë persona.

“Përgëzoj për punën dhe organizimin si dhe shpreh qëndrimin tonë të gatshëm për të mbështetur personat me nevoja të veçanta”.

“Jemi duke punuar në Ligjin gjithëpërfshirës për personat me aftësi të veçanta”.

Ndërsa drejtori i kësaj qendre, Afrim Maliqi, ka kërkuar mobilizim në mbrojtjen e të drejtave të kësja kategorie, raporton Ekonomia Online.

“Me 3 dhjetor kanë ndodhur dy gjëra të mira. E para duke parë debatin në seancën kushtuar personave më aftësi e kanë pranuar deputetët se këta persona janë diskriminuar”.

“Kurse të nesërmen është miratuar rezoluta. Të mobilizohemi që të rregullohet çështja e personave në mënyrën më të mirë”.

“Kemi vërejtje për ligjin që përmendi ministri sepse aty duhet të këtë profesionist më shumë. Ka një shumëllojshmëri dhe nevojat janë të ndryshme të personave më aftësi të kufizuara”.

Të ngjashme