Hoti solidarizohet me popullin britanik

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 10:33 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për popullin britanik pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shprehet se sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm, është sulm ndaj civilizimit dhe lirive themelore të mbarë njerëzimit.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

“Shpreh keqardhje dhe solidarizohem me popullin britanik pas sulmit të mbrëmshëm në një sallë koncertesh në Mançester, ku humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra njerëz.

Kam besimin e plotë se Britania e Madhe si vatër e demokracisë do ta tejkalojë edhe këtë sfidë.

Sulmi ndaj njerëzve të pafajshëm është sulm ndaj civilizimit dhe lirive themelore të mbarë njerëzimit.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, popullit dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadorit britanik në Prishtinë, shkëlqesisë së tij Ruary O’Connell”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme