Hoti takon Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Nga ky takim, Koordinatori Hoti e njoftoi Ibrahimin me Programin Nacional për Rininë dhe në veçanti për bashkëpunimin me komunat.

”Programi Nacional për Rininë do të përfshijë të gjitha komunat e Kosovës. Gara do zhvillohet për të gjithë nxënësit dhe studentët dhe do të jetë një mekanizëm që do ta forcojë pjesën praktike të mësimit”, u shpreh Hoti.

Drejtori Ibrahimi i premtoi Hotit mbështetjen për programin duke theksuar se meqë është program për te rinjtë, do të ketë shumë hapësirë për bashkëpunim.

Hoti dhe Ibrahimi u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin sidomos në fushën e arsimit, sportit dhe kulturës për të cilat ASK ka kolegjiumet përkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme