Hoti takon Ragmi Mustafën: Kosova duhet të merret me statusin politik të Luginës së Preshevës

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 13:05 | Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka takuar sot Kryetarin e PDSH-së Ragmi Mustafën me bashkëpunëtorët e tij.

Në njoftim e Grupit Parlamentar të LDK-së thuhet se u diskutua për zhvillimet e fundit politike.

Hoti e siguroi kryetarin Muatafa se LDK-ja do t’ju qëndrojë gjithmonë pranë shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc. Ai theksoi se shqiptarët si komb janë tanimë faktor vendimtarë i paqes dhe stabiltetit në Ballkan, prandaj do të ketë koordinim të plotë në veprimet politike në të ardhmen, thuhet në njoftimin e komunikatës.

Hoti theksoi se LDK-ja angazhohet për integrimet ndërshqiptare dhe se Kosova duhet të merret me statusin politik të shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc.

Më tej thuhet se Grupi Parlamentar i LDK-së do të luajë rol kyç në Kuvendin e Kosovës në funksion të realizimit të qëndrimit politik të LDK-së karshi çështjes së shqiptarëve në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc.

Hoti shprehu shqetësim me faktin se shumë shqiptarë janë larguar nga këto tri komuna dhe se bizneseve shqiptare po ju bëhet presion nga shteti serb, që ka rezultuar me largim të disa bizneseve të rëndësishme, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme