Hoti: Të enjten do të nënshkruaj një marrëveshje me ShBA-të

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se nesër Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë një marrëveshje me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hoti tha se kjo marrëveshje në vitet e ardhshme do të sjellë investime në vend. Po ashtu tha se kjo marrëveshje lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit, shkruan Gazeta Express.

“Nesër do të nënshkruaj një marrëveshje tjetër që lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit, e cila në vitet e ardhshme sjell ndihmë financiare në Kosovë me investime”, tha Hoti në Rubikon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme