Hoti: Vaksinat anti-Covid mbërrijnë në shkurt, 20 mijë persona do të vaksinohen në ditë

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 11:11 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se presin që vaksinat e para anti-covid pritet të vijnë në muajin shkurt, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për sigrumin e vaksinën, ku për disa tash janë arritur marrëveshjet.

“Dje janë konkretizuar 535 mijë vaksina me Pifzer, me Austrinë 600 mijë vaksina,  720 mijë me COVAX . Janë ndarë  40 milionë euro janë ndarë për vaksinën anti Covid-19. Presim që vaksinat e para të vijën në muajin shkurt”, ka thënë Hoti.

Hoti ka folur edhe grupet e para që do të vaksinohen, e që do të jenë personeli shëndetësorë, persona mbi moshën 65 vjeç.

Hoti ka thënë se lista e personave që do të vaksinohen do të publikohet në QKMF-të e komunave.

Ai po ashtu ka thënë se deri 20 mijë persona do të vaksinohen brenda ditës.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, falënderoi kryeministrin Hoti për mbështetjen në sigurimin e vaksinës anti-Covid, duke thënë se ky është një lajm i mirë për qytetarët.

“Këto punë dhe i gjithë ky angazhim është siguruar nga Avdullah Hoti. Siç e kemi bërë të ditur dje për sigurimin e vaksinave, kemi marr konfirmimin nga Pfizer për 500 mijë vaksina. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas shume negociatash. Gjatë kësaj jave do të finalizohen edhe aspektet teknike mes MSH-së dhe kompanisë. Dozat e para do të vijnë në muajin shkurt”, ka thënë Zemaj.

Drejtori i Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se secili person i vaksinuar do të pajiset me kartelë të imunizimit.

Të ngjashme