Hoti: Vepra e heroit Ismet Jashari do të jetojë përherë

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka përkujtuar se sot bëhen 22 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova.

Sipas Hotit, vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetojë përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për Kosovën, njofton Klan Kosova..

“Sot bëhen 22 vite nga rënia e Heroit të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova. Lufta jonë ishte dhe mbetet e drejtë, pasi që ishte luftë për liri dhe pavarësi. Vepra e heroit Ismet Jashari – Kumanova do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur dhe të sigurt për vendin tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme