Hoti viziton Mustafën: U kalua edhe kjo, na presin shumë punë

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 19:48 | Nga

Pas trajtimit në Gjermani për shkak të disa problemeve shëndetësore, ish-kryeministri, Isa Mustafa, është kthyer në shtëpi, njofton Klan Kosova.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka postuar një fotografi në Facebook, bashkë me Mustafën.

“U kalua edhe kjo. Na presin shume pune. LDK e ka prape përgjegjësinë, si tash e 28 vjet, t’i prije popullit te Kosovës, dikur për liri e pavarësi, e tash drejt forcimit te shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik”, shkroi Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme