Hovenier: Ambasadori Menzies ishte avokat i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka kujtuar ish-kolegun e tij ambasador, John Menzies, i cili vdiq dje.

Menzies kishte shërbyer menjëherë pas luftës në Kosovë, në pozitën e shefit të Zyrës Amerikane në Prishtinë.

Në postimin e tij, Hovenier ka deklaruar se Menzies ka qenë avokat i palëkundur për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

”Jemi të mërzitur nga humbja e kolegut dhe diplomatit të shquar Ambasadorit John Menzies. John ishte një avokat i palëkundur për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Si diplomat dhe mësues ai preku jetë dhe ndërtoi ura të qëndrueshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe SHBA” ka shkruar Hovenier.

Menzies para se të vinte në Kosovë ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.

Në vitin 1999, SHBA’të ende nuk kishin ambasadë në Kosovë sikurse edhe shtetet tjera. Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008 pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Menzies është kthyer për vizitë zyrtare më 2012 në Kosovë.

Menzies që ka vdekur në moshën 74 vjeçare, për një kohë ka qenë në krye të Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut.

Për vdekjen e tij ka shkruar Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla duke e quajtur mik të Kosovës dhe diplomat principiel.

Të ngjashme