Hovenier citon ish-presidentin Clinton: Masakra e Reçakut ishte akt i qëllimshëm, mohimi i mizorisë kthim prapa

Reçak | 15 Jan 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se ka thënë se Masakra e Reçakut ka qenë akt vrasës i qëllimshëm dhe ishte arsyeja pse ShBA-ja intervenoi në mbrojtje të popullit të Kosovës.

Në ceremoninë e 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut ai e citoi ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, raporton Ekonomia Online.

 Hovenier, shtoi se e mban mend shumë mirë 15 janarin e vitit 1999 kur në Reçak u masakruan 45 shqiptarë.

Nga aty ai ka përmendur përpjekjet e Serbisë për ndryshim të së vërtetës dhe mohimin që i bëhet asaj që ka ngjarë 23 vjet më parë.

“Askush të mos harrojë apo mohojë se çka ndodhi këtu dhe se pse aleatët dhe ShBA-ja intervenuan për të mbrojtur popullin e Kosovës. Në përgjigje të këtyre mizorive ShBA-ja në bashkëpunim me aleatët e NATO-s vepruan në mbrojtje të civilëve të pambrojtur”.

“Këto qëllime i përfaqësojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore.Ne besojmë që të gjithë popujt pa dallim etnie apo feje meritojnë të jetojnë në liri”.

“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të masakrës së Reçakut dhe për të minimizuar apo keqinterpretuar faktet rreth këtyre mizorive, dëshiroj të jem i qartë siç ka thënë presidenti Clinton atëherë dhe e vërtetojmë sërish tani ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës”.

“Mohimi dhe glorifikimi i krimeve e kthen prapa rajonin. Paqja dhe drejtësia vinë nga pranimi i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike që krimet e tilla të mos ndodhin. Pranimi i së vërtetës është vetëm hapi i parë i drejtësisë”.

Hovenier nder të tjera ka cituar një Martin Luter King, liderit amerikan për të drejtat e njeriut “Padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë kudo”.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme