Hoxha e Rao diskutojnë për migrimin

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 15:25 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti në takim shefin e misionit të UNHCR në Kosovë,  Narasimha Rao, me të cilin diskutuan lidhur me projektet dhe punët e realizuara nga MPB-ja në fushën e migrimit, bashkëpunimin e MPB-së me UNHCR-në në këtë fushë.

Zëvendësministri Hoxha duke e falënderuar Raon për ndihmën që ka ofruar UNHCR-ja për institucionet e Kosovës,veçanërisht për MPB-në.

Ai e njoftoi për rezultatet konkrete të realizuara nga MPB-ja në fushën e migrimit, duke konstatuar se Republika e Kosovës tashmë ka konsoliduar një mekanizëm funksional në fushën e migrimit dhe tashmë po vazhdon që në mënyrë konstante të ngris kapacitetet operacion-ale në këtë fushë.

Shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Narasimha Rao, e falënderoi zëvendësministrin Hoxha për pritjen dhe theksoi se është i inkurajuar për rezultatet e MPB-së në përgjithësi. Ai u shpreh i gatshëm për të vazhduar mbështetjen për institucionet e vendit e para se gjithash për MPB-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme