Hoxha: Epopeja e UÇK-së, shënon ngjarjen më madhore të historisë tonë të re

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së Familjes Jashari, ka potencuar se “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e filluar nga Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Familja e tij, do të shënojnë ngjarjen më madhore të historisë tonë të re, ditë kur mbarë kombi u bashkua dhe u vu në shërbim të çlirimit dhe fitores”.

Postimi i plotë i Ministres Hoxha në Facebook:

Para 21 vitesh, 5, 6 dhe 7 Marsi ishin ditë që do të shënonin sakrificën e pashembullt nga Familja Jashari, ditë e përkushtimit titanik dhe vendosmërisë, për të fituar lirinë, ditë e ndarjes një herë e përgjithmonë nga robëria shekullore.

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e filluar nga Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Familja e tij, do të shënojnë ngjarjen më madhore të historisë tonë të re, ditë kur mbarë kombi u bashkua dhe u vu në shërbim të çlirimit dhe fitores.

Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari! Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!

Të ngjashme