Hoxha: Fehmiu dhe Xheva janë shembulli më suprem të përkushtimit për liri dhe çlirim

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Sejdi Hoxha i PDK-së ka kujtuar heronjtë Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci në 23 vjetorin e rënies tyre.

Postimi i plotë:

Sot u bënë 23 vjet nga rënia e heroike e heronjëve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci , në të njëjtën ditë në altarin e lirisë ranë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.

Fehmiu dhe Xheva #jetuan së bashku, #vepruan së bashku por edhe u #flijuan së bashku duke dhënë shembullin më suprem të përkushtimit për liri dhe çlirim të Kosovës.

Zoti e bekoftë̈ jetën dhe veprën e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

Të ngjashme