Hoxha: I përjetshëm do të mbetet kujtimi për senatorin McCain

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 18:20 | Nga

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj të Facebook-ut ka shprehur pikëllimin për vdekjen e senatorit amerikan, John McCain.

“Sot, kaloi në përjetësi, senatori John McCain, miku i paharrueshëm i Kosovës, hero i popullit amerikan. Në këtë ditë, i bashkohem këtij pikëllimi të madh të miqve të mi amerikanë dhe popullit amerikan”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka kujtuar kohën kur senatori amerikan gjatë vitit të kaluar, kishte mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës dhe i kishte prekur të gjithë me fjalët e tij të mirë për popullin e Kosovës.

“Kur para një viti, senatori McCain, mbajti fjalim në Kuvendin e Kosovës, ai emocionoi të gjithë ata që dëgjuan mesazhin dhe lexuan historinë e tij për lidhjen me popullin tonë dhe Nënën Terezë.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi për senatorin McCain!”, ka shtuar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme