Hoxha inkurajon vajzat në ditën e tyre: Të dëgjohet zëri juaj!

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e Ditës botërore të vajzave, ka uruar ato me thënien e profesoreshës së saj Albright, e cila thoshte që asaj “iu deshtë shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kishte, nuk do të hesht”.

Postimi i ministres Hoxha në rrjetin social Facebook:

Unë jam e bekuar me vajzën time Hanën, gëzimin e shtëpisë. I uroj të gjitha vajzave atë që profesoresha ime Albright e thoshte që asaj iu deshtë shumë kohë për të pasur një zë që të dëgjohet dhe tani që e kishte, nuk do të hesht.

Në Ditën botërore të vajzave, gjithandej diskutohet trajtimi i tyre në kulturat e ndryshme dhe çështjen gjinore në vendet demokratike si barazia para ligjit, punësimi apo ballafaqimi me pengesa në shkollim, kujdesin shëndetësor të tyre por edhe rrezikun e trafikimit.

Vajza, gëzuar, le të dëgjohet zëri juaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme