Hoxha merr pjesë në ekspozitën që sjell kujtime për 1024 fëmijët e vrarë nga forcat serbe

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në ekspozitën me titull “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” që sjell kujtime për 1024 fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë 1998-1999.

“Kjo ekspozitë e kuruar nga znj. Blerta Hoçia e shfaqur me fotografi, veshje, libra të shkollës, fletore, mbathje dhe objekte të ndryshme të fëmijëve të vrarë, është pasqyrë e vërtetë e përmasave të krimit që ende nuk është ndëshkuar. Prandaj, këto rrëfime nëpërmjet eksponateve, më shumë se gjithçka, janë thirrje për drejtësi!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj në “Facebook”.

Fotografia e Dhurata Hoxha
Fotografia e Dhurata Hoxha
Fotografia e Dhurata Hoxha
Fotografia e Dhurata Hoxha

Të ngjashme