Hoxha në 550 vjetorin e Skënderbeut: Jemi më afër se kurrë integrimeve euro-atlantike

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përkujtuar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij dhe shënimit të Vitit të Skënderbeut.

“Sot, në kryeqendrën e Kosovës, por sivjet edhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, në mënyra të ndryshme solemne, institucionet shtetërore dhe kulturore, kemi shënuar Vitin e Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të kalimit të tij në përjetësi”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj në Facebook.

Sipas saj, në këtë Vit të Skënderbeut, jemi më afër se kurrë, të përkushtuar për integrimet euro-atlantike, “vlerat dhe mendësinë të cilës i kemi takuar dhe i takojmë përjetësisht”, shkruan ministrja.

“Nga ajo kohë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ishte personifikim i unitetit, besnikërisë ndaj përkatësisë evropiane të kombit shqiptar, shëmbëllim i krenarisë tonë ndër shekuj. Vlera dhe veçantia e tij, i kishte kaluar kufijtë ballkanik, duke u bërë model për arritjen e lirisë, duke u përkujtuar nëpërmjet qindra veprave historike, letrare dhe artistike, në të gjitha pjesët e globit”, shkruan tutje.

Të ngjashme