Hoxha: Në Ditën Botërore të Mjedisit, i bashkohet të rinjëve për të pastruar fshatin Damanek

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Sejdi Hoxha është Kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike “Posta e Kosovës Sh.A”, ka folur lidhur me Ditën Botërore të Mjedisit e cila shënohet në të gjithë botën.

Ai tha se qëllimi i kësaj dite është të nxisë aktivitete të ndryshme të mbjelljes së fidanëve dhe pastrimit të ambientit.

Ne aksionin e djeshëm për ta pastruar hapsirat në të gjithë fshatin të të rinjve të fshatit Damanek për iu bashkua edhe Sejdi Hoxha  si dhe imami i Xhamisë së fshatit z. Mehdi Kastrati.

Njoftimi i plotë:

5 qershori shënon Ditën Botërore të Mjedisit e cila shënohet në të gjithë botën, qëllimi i kësaj dite është të nxisë aktivitete të ndryshme të mbjelljes së fidanëve dhe pastrimit të ambientit të cilat na mundësojnë ruajtjen e shëndetit tonë.

Sot aksionit të të rinjve të fshatit Damanek për pastrimin e hapësirave në të gjithë fshatin sot ju bashkova edhe unë si dhe imami i Xhamisë së fshatit z. Mehdi Kastrati, falënderoi të rinjtë tonë si dhe të gjithë banorët e fshatit të cilët në vazhdimësi po përkujdesen në mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Aktivitetet e tilla janë shembull i mire për të gjithë, dhe duhet të shërbejnë si vetëdijesim për të gjithë ne që mos të hedhim hedhurinat në hapësirat publike.

Gjithmonë do të jem i gatshëm të mbështes iniciativa të tilla në interes të ruajtjes së ambientit dhe të përmirësimit të shëndetit të njerëzve.

Të ngjashme