Hoxha në Ferizaj, merr mbështetje për reformat në drejtësi

Ferizaj | 10 Shk 2017 | 13:46 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka vizituar Gjykatën Themelore në Ferizaj, me ç’rast u prit nga kryetari Bashkim Hyseni.

Hoxha pas takimit tha se ka njoftuar kryetarin për mbështetje në punën e tyre që po demonstrojnë.

Ndërsa theksoi se kanë biseduar edhe për plotësim ndryshimin e kodit penal, kodin e procedurës penale si dhe për një sërë ligjesh të tjera, raporton Ekonomia Online.

“Desha t’i informoj se me procesin e rishikimit funksional të sistemit të sektorit të sundimit të ligjit ne presim kontributin e tyre që të na mbështesin dhe të bëjmë reforma të thella, ta fuqizojmë ligjin por gjithashtu të bartim mesazhin te qytetarët tonë që të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe se askush nuk do të jetë mbi ligjin”.

E sa i përket reformave për ndryshim të ligjit, Hoxha theksoi se rishikimi funksional i sundimit të ligjit është reformë gjithëpërfshirëse dhe është duke u bërë për herë të parë në Republikën e Kosovës.

“Rishikimi funksional i sundimit të ligjit është një reformë gjithë përfshirëse, është duke u bërë për herë të parë në Republikën e Kosovës , kemi pasur një rishikim të tillë në sektorin e sigurisë, por jo në sektorin e sundimit të ligjit , prandaj kjo reformë besojë se do të ngris efikasitetin qoftë në hartimin e ligjeve, pra do të ketë komponentën e rishikimit të ligjeve, legjislacionit në fuqi, do të ketë kompenentën e rishikimit të institucioneve  pra mekanizmave të institucioneve në sundimin e ligjit sa mirë funksionojnë ato , çka mund të bëjmë që të rrisim më shumë efikasitetin në këto institucione si dhe komponenta e rishikimit funksional është edhe hartimi i strategjisë së sektorit të sundimit të ligjit e cila strategji në përpikmëri do të na tregojë se ku janë zbrazëtirat dhe ku janë rastet që në ta fuqizojmë sundimin e ligjit”, ka thënë ministrja Hoxha.

Ndërsa, duke folur për mungesën e gjyqtarëve në këtë gjykatë ajo tha se fatkeqësisht nuk është vetëm kjo në Ferizaj por se kjo dukuri është e shfaqur edhe në gjykata tjera.

“Fatkeqësisht nuk është vetëm Gjykata Themelore e Ferizajt, në të vërtetë ne kemi vërejtur këtë dukuri dhe kemi kërkuar rritjen e gjyqtarëve jo vetëm për Gjykatën Themelore të Ferizajt por për të gjitha Gjykatat Themelore, për të gjitha nivelet e gjykatave sepse po ballafaqohemi me mungesë të gjyqtarëve në të gjitha këto gjykata, gjithashtu edhe në Prokurori, pra jam në proces të lobimit por gjithashtu kemi kërkuar rritjen e buxhetit për rritjen e numrit të gjyqtarëve , rritjen e numrit të prokurorëve, rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve institucional”, ka theksuar ajo.

Kurse kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt Bashkim Hyseni deklaroi se kanë informuar ministren për punën dhe sfidat e kësaj gjykate.

“Ne si gjykatë kemi dhënë disa propozime për t’u amendamentuar disa kode të procedurës dhe për t’u amendamentuar disa ligje të natyrës civile pasi që konsiderojmë që nëse amendamentohen mbi bazën e propozimeve të cilat i kemi dhënë për shkak se praktika ka treguar se disa dispozita janë të ngurta dhe nuk ofrojmë fleksibilitet të nevojshëm dhe nëse do të inkorporohen ato propozime ne besojmë se drejtësia do të jetë jo vetëm e shpejtë por do të jetë edhe më cilësore siç ka qenë deri më tani”, tha ai.

Kjo vizitë e ministres Hoxha po bëhet në kuadër të vizitave në Gjykatat Komunale që kanë për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit, ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Dhurata IMG_3598

Të ngjashme