Hoxha: Në Gjakovë ka numër të vogël të postierëve

Gjakovë | 25 Pri 2017 | 18:24 | Nga

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka vizituar regjionin e Gjakovës. Nga menaxheri regjional , Arben Rugova , është  njoftuar rreth sukseseve që ka shënuar ky regjion në tremujorin e parë të vitit 2017.

Hoxha ka thënë se sfidë për këtë regjion mbetet numri i vogël i postierëve dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Postimi i plotë i Hoxhës në Facebook:

Pata kënaqësinë qe se bashku me bashkëpunëtoret e mi ta vizitoj regjionin e Gjakovës. Nga Menaxheri Regjional z.Arben Rugova u njoftuam rreth sukseseve qe ka shënuar ky regjion ne Tremujorin e pare te vitit 2017.

Ky regjion është duke bere një pune te mire ne thellimin e bashkëpunimit me ndërmarrjet dhe institucionet qe operojnë ne këtë regjion.

Përmirësimi i cilësisë se shërbimeve dhe rritja e numrit te pagesave ne zyrat postare janë sukseset qe e karakterizojnë këtë regjion ne këtë tremujor. Falënderoi te gjithë stafin e këtij regjioni për punën dhe angazhimin e tyre.

Do te mbetem i përkushtuar qe te vizitoj te gjitha regjionet dhe te krijoj kontakte me te gjithë punonjësit për te bashkëbiseduar për mundësit e reja te biznesit qe do te krijoj Posta e Kosovës ne shërbim te konsumatorëve te saj.

Sfide e këtij regjioni prap mbetet numri i vogël i postierëve dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme