Hoxha nga Kumanova: Boll më me ndërtimin e xhamive, ndërtoni spitale

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Një hoxhë shqiptar nga fshati Matec i Kumanoves, Qazmedin Shaqiri ka kritikuar fenomenin e ndërtimit të panevojshëm të xhamive.

Hoxha ka pasur një kërkesë që tëndërtohen më shumë spitale, foshnjore e të blihen pajisje shëndetësore.

“Çdo fshat ka 3 4 xhamia, tash kanë nis edhe n’lagje. Nuk është kërkush kundër asaj ku ka nevojë, por xhamia ka 2 a 3, minaret veç prej arit që si ka, e në atë mjedis ska fushnjore për femijtë. Fushnjorën e kanë 10 kilometra, xhaminë do me ua bo pleqve, te dera ku kjo është gabim. Prej sadakasë, mudn të ndërohen spitale, është mirë me u interesu në klinikën e vendit se çfarë paratura mungojnë”, shprehet hoxha.

Të ngjashme