Hoxha nga Mitrovica pajton çiftin e ndarë tash e 17 vite

Prishtinë | 30 Gus 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Hoxhë Fatmir Latifaj nga Mitrovica, i njohur për pajtimet që kryen njerëzve anë e kënd Kosovës, ka kryer sot pajtimin e radhës, shkruan Mitropoli.

Sot, në ditën e Ashures, ditë e veçantë në kalendarin Islam, hoxha nga Mitrovica ka pajtuar një çift të ndarë pas plot 17 vitesh ndarje.

“Me datën 29.08.’20 në ditën e fitores së Musaut alejhisselam kundrejt Firaonit simboli i zullumit dhe tiranisë arrita t’i pajtoj&bashkoj çiftin bashkëshortorë pas 17 vitesh ndarje… Vërtet emocionet dhe lotët n’a vërshuan kur fëmijët i përqafuan prindërit e ndarë padrejtësishtë…”, ka shkruar hoxha nga Mitrovica

Të ngjashme