Hoxha nga partia e Gëzim Kelmendit bënë thirrje të mos ta varrosin hoxhallarët Hilmi Haradinajn

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 11:51 | Nga

Këtë qëndrim skandaloz, imami e ka dhënë pak orë pasi ka vdekur Hilmi Haradinaj, babai i Kryeministrit të Kosovës.

Bedri Bytyqi, i cili nuk ka përfillur rregullat e Bashkësisë Islame, që imamët nuk duhet të bëjnë veprime që lëndojnë persona të tjerë.

Imami i Fortesës së Rahovecit ka cituar një këngë popullore kur ka shpërndarë lajmin për vdekjen e Hilmiut, me përmbajtje që askush prej hoxhallarëve nuk guxon me varros një person të tillë.

“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!” “Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!” “Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet: Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…””, ka shkruar Bytyqi, në rrjetin social FB.

Kjo nuk është hera e parë që imamët përfshihen në debate dhe nxisin reagime me deklaratat e tyre. Dikur një imam nga Prishtina predikonte të ishte përcaktuesi i fatit të të gjithë njerëzve, duke dhënë gjykime se kush do të shkojë në parajsë e kush në ferr. Kishte thënë se në ferr do të shkonte Nëna Terezë, gruaja më e famshme në botë për bamirësi që kishte prejardhje shqiptare.

Një ditë më parë, Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, u bëri thirrje imamëve të kenë kujdes në ligjërimet e tyre të mos lëndojnë ndjenjat e të tjerëve.

Hoxha i Fortesës është pjesë e Partisë Fjala të Gëzim Kelmendit. I njëjti kishte humbur në zgjedhjet e fundit në Kosovë bashkë me Partinë tij.

Të ngjashme