Hoxha: Po kompletojmë infrastrukturën ligjore për luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 13:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha tha se me këtë projektligj është bërë përpjekje t’i kushtohet vëmendje konfliktit të interesit, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se hartimi dhe finalizimi i këtij Projektligji është rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm të ministrisë së Drejtësisë në funksion të infrastrukturës ligjore në përgjithësi e me theks të veçantë legjislacionit të fushës së luftimit dhe të parandalimit të korrupsionit.

“Përmes angazhimeve tona, duke përfshirë edhe aprovimin e këtij projektligji konsideroj se institucioneve kompetente po ju ofrojmë legjislacion adekuat në mënyrë që puna e tyre të jetë sa më efikase në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative, veçmas korrupsionit”, tha ministrja Hoxha.

Ky Projektligj parasheh një numër të konsiderueshëm të ndalesave për zyrtarët publikë, sikurse iu ndalohet kryerja e punëve të tjera përmes të cilave në çfarë do forme mund të ndikojnë në paanshmërinë e ushtrimit të funksionit publik, pastaj zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të punësohet apo të emërohet për një periudhë deri në dy vjet pas përfundimit të funksionit të publik.

Të ngjashme