Hoxha priti në takim drejtorët e burgjeve

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 17:52 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim drejtorët e Burgjeve. Ky takim ishte në funksion të informimit të ministres Hoxha rreth gjendjes së sigurisë dhe çështjet e lidhura me këto institucione.

Gjendja e përgjithshme si nga niveli i sigurisë, incidenteve, organizimit, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional u vlerësua shumë e mirë.

Ministrja Hoxha çmoi lart angazhimin e deritashëm dhe theksoi se ky trend i përkushtimit dhe bashkëpunimit të vazhdojë edhe më tutje.

Hoxha u zotua për vazhdimin dhe fuqizimin e këtij bashkëpunimi duke ofruar përkrahje dhe mbështetje me qëllim të mirëfunksionimit, ngritjen e sigurisë dhe kushteve sa më të mira në burgje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme