Hoxha: Rastet e shënjestruara ndër treguesit thelbësor për sundimin e ligjit

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e Nivelit të Lartë të Mekanizmit për rastet e shënjestruara (track-records), ku ishin të pranishëm Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe bartës të përgjegjësive rreth këtyre rasteve, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykata Themelore dhe Prokuroria e Shtetit, kishte dakordim për vazhdimin e progresit për rastet e shënjestruara.

“Shtetet anëtare të BE-së po e shohin mekanizmin e  rasteve të shënjestruara si njëri ndër treguesit kyç të sundimit të ligjit andaj edhe gjithë vëmendja është te ky mekanizëm”, potencoi Ministrja Hoxha dhe kërkoi takime të rregullta të Grupit Punues, vazhdimin e koordinimit me të gjitha institucionet për rastet e shënjestruara si dhe të bëhet përditësim i raporteve, sepse të njëjtat përcillen te BE-ja dhe kjo e fundit i përcjell te vendet anëtare.

Sipas raportit, janë 51 raste të shënjestruara, me aktakuzë janë 38 raste, me aktgjykim të shkallës së dytë 10 raste, me aktgjykim të shkallës së parë 11 raste, në fazën e gjykimit janë 16 raste. Ndërsa sa i takon statusit aktual të personave të akuzuar është 317, të dënuar janë 61 persona ndërsa 41 persona janë liruar, derisa për 6 persona është hedhur akuza.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme