Hoxha Sabri Bajgora: Në Kosovë janë 2-3 lloje të Kuranit që shpërndahen në mënyrë të fshehtë nga sektet Ahmedi

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Hoxha, Sabri Bajgora ka thënë se ka disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve Kuranit që shpërndahen në mënyrë të fshehtë.

Sipas tij, ato janë libra të sekteve Ahmedi,  që janë dy sekte shumë përçarëse shumë të devijuara nga koncepti fillestar i ajeteve kuranore.

“Dy tri kopje të Kuranit që po shpërndahen në mënyrë të fshehtë që janë të sekteve, sekteve Ahmedi që janë dy sekteve shumë përçarëse shumë të devijuara nga koncepti fillestar i ajeteve kuranore. Kurani që e ka emblemën e Bashkësive fetare, përkthimet e tjera nuk ofrojnë pasqyrën reale të asaj çka përfaqëson Kurani”, ka thënë ai në ATV.

Ai ka thënë se e kanë ngritë këtë çështje edhe tek institucionet e sigurisë.

Të ngjashme