Hoxha: SBASHK-u asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi për testin PISA, bënin fotografi me PAN-in

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBAShK) asnjëherë nuk e ka ngritur çështjen për sistemin arsimor, tha Dibran Hoxha nga ORCA në Kanal 10

Ai ka fajqësuar këtë sindikatë e cila sipas tij, me qeveritë e kaluara në kohë fushate kishte bërë marrëveshje për rritje të pagave.

“Duhet fajqësuar SBASHK-u për aq sa ata nuk pranojnë përgjegjësi, një lloj kushtëzimi që ne e kemi sjell në sipërfaqe që sa vite. Kjo me kushtin që ne i harrojmë mëkatët e tyre. Kryetari Rrahman Jashari kishte dalë në protestë e kishte bërë një fotografi me PAN-in dhe u kishte premtuar rritje të pagave. Fotografia e tyre ishte më e lumtur. Jasharaj thotë se kanë vrapuar pas interesave të veta”, ka shtuar Hoxha në emisionin Info10.

Ai ka thënë se një sindikatë që ka 25 mijë anëtarë dhe në kohë fushate bënë koalicion, sipas tij, mesazhi që përçohet është të votohet ajo parti politike.

“Edhe nëse i harrojmë mëkatet e të kaluarës, unë jam që Sindikatat me qëndru në terenin e tyre, me u bë një bllok i fort dhe me i bë ball çdo qeverie dhe partie politike. SBASHK-u asnjëhere s’ka marrë ëprgjegjësi për rezultatet e testit PISA. Sindikata nuk është aty veç për paga por edhe për cilësi. Asnjëherë se ka ngritur problemin e korikulave dhe infrastrukturave. SBASHK-u dhe mësimëdhënësit në përgjithësi meritojnë paga më të dinjitetshme”, tha më tej Hoxha.

Të ngjashme