Hoxha uron besimtarët myslimanë në Kosovë dhe diasporë

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, u ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe diasporë.

“Të gjithë besimtarëve të fesë islame në vendin tonë dhe diasporë, ua uroj përzemërsisht festën e Bajramit, me dëshirat më të mira që festën ta kalojnë me shëndet të mirë, begati e harmoni”.

“Kjo festë është festë e solidaritetit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, e rikonfirmimit të vlerave fetare e njerëzore të qytetarëve tanë me plot mirëkuptim për tolerancën dhe harmoninë fetare. Gëzuar dhe urime festa e Bajramit!”, ka shkruar ministrja Hoxha në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme