Hoxhaj bënë homazhe pranë varreve të familjes Jashari

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e shënimit të 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

“Sot kujtojmë sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij, sakrificë kjo që ngriti në këmbë shqiptarët në mbarë botën dhe i bëri të gatshëm që të bashkohen e luftojnë për lirinë e vendit. Sot, Kosova kujton familjen Jashari dhe të gjitha familjet tjera, të cilat nuk kursyen asgjë dhe dhanë më të shtrenjtët e tyre që ne ta jetojmë lirinë dhe ta gëzojmë shtetin tonë përgjithmonë. Sot dhe çdo ditë tjetër, ua kemi borxh këtyre familjeve dhe këtyre njerëzve, të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën një shtet dhe shoqëri të përparuar e të zhvilluar ekonomikisht, si dhe ta bëjmë më të fuqishme ndërkombëtarisht”, ka shkruar Hoxhaj.

Të ngjashme