Hoxhaj dënon sulmin në Manchester

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 08:58 | Nga

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Manchester.

Në një postim në Tëitter, Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e thellë për ngjarjen tragjike. Ai ka thënë se mendimet e popullit të Kosovës janë me popullin britanik dhe familjet e viktimave.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Manchester. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Hoxhaj.

Sulmi në Manchester la mbi 20 persona të vdekur dhe dhjetra të tjerë të lënduar.

Ka shkuar në 22 bilanci i viktimave nga shpërthimi në Manchestër ku mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa raportohet edhe për 59 të plagosur.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në orën 22:35 të së hënës pas një koncerti pop nga këngëtarja amerikane Ariana Grande.

Autoritetet britanike thanë se janë duke e trajtuar këtë rast si “incident terrorist”.

Të ngjashme