Hoxhaj e quan të papranueshëm zgjatjen e paraburgimit për Nehat Thaqin

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 18:18 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj vazhdimit të paraburgimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi nga autoritetet serbe.

Në reagimin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se ky akt është i papranueshëm dhe e dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Vazhdimi i paraburgimit për Nehat Thaqin nga autoritetetserbe është i papranueshëm dhe e dëmton procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Nehat Thaqit i është vazhduar sot paraburgimi nga autoritetet serbe edhe për 30 ditë .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme