Hoxhaj: Lajmet për efikasitetin e mbrojtjes që ofrojnë maskat, nuk kanë bazë shkencore

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Fotoja që po qarkullon në ditët e fundit në rrjetet sociale për llojet e maskave të cilat jane te efektshme, po del të jetë jo e vërtetë

Kete e ka konfirmuar permes një shkrimi ne Facebook Mentor Hoxhaj, Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP),

Ai më tutje ka shkruar se efikasitetin mborjtës që e ofrojnë maskat nuk kanë bazë shkencore.

Postimi i plotë:

FOTO“Efikasiteti I Maskave” – FAKE
Foto e cila është duke qarkulluar ne rrjetet sociale lidhur me efikasitetin e mbrojtjes te cilën ofrojnë MASKAT, nuk kanë baze shkencore.
Pjesa dërmuese e “Vlerësimeve” për efikasitetin e nivelit te mbrojtjes se MASKAVE, të cilat janë duke qarkulluar në hapësirën kibernetikë janë të motivuara ekonomikisht.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon maskën disa shtresore, me material pambuku të cilën mund ta krijoni në shtëpinë tuaj.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk rekomandon që publiku i gjerë të mbaje maskën respiratorë N95 për tu mbrojtur nga sëmundjet e frymëmarrjes, përfshirë koronavirusin (COVID-19).
Burimet; FDA, CDC
#FactCheckerKS

FOTO“Efikasiteti I Maskave” – FAKEFoto e cila është duke qarkulluar ne rrjetet sociale lidhur me efikasitetin e…

Gepostet von Mentor Hoxhaj am Freitag, 17. Juli 2020


Të ngjashme