Hoxhaj: Ekstremizmi në Kosovë erdhi nga vendet arabe

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 08:58 | Nga

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se vendet e tjera e kanë eksportuar ekstremizmin e dhunshëm në Ballkan, përfshirë Kosovën, ku është shënuar përqindje e lartë e shtetasve që luftojnë për grupin militant, Shteti Islamik (IS).
Autoritetet thonë se afro 70 shqiptarë të Kosovës besojnë se janë aktivë në Siri dhe Irak.

Enver Hoxhaj i tha mbrëmë agjencisë Associated Press, gjatë qëndrimit të tij në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se “radikalizmi i njerëzve të rinj në Ballkan, është eksportuar nga OJQ-të e ndryshme dhe klerikët” nga Lindja e Mesme.

Më tutje, ai ka theksuar se “ne nuk mund t’i fajësojmë qeveritë e jashtme” për përhapje të radikalizmit në Ballkan, pasi “ne nuk kemi dëshmi për këtë”.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se prej vitit të kaluar askush nga Kosova nuk i është bashkuar IS-it.

“Ne jemi shumë krenarë, që prej shtatorit të kaluar askush nuk është larguar nga Kosova për t’iu bashkuar Daeshit”, tha Hoxhaj, duke iu referuar IS-it me shprehjen arabe.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme