Hoxhaj falënderon Erdoganin: Të lënduarit në incidentin e Ferizajt po marrin trajtimin e merituar

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Hoxhaj falënderon Erdoganin:  Të lënduarit në incidentin e Ferizajt po marrin trajtimin e merituar

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajt po e marrin trajtimin e merituar dhe të shpejt.

Sipas tij, kjo u bë e mundur fal intervenimit profesional të mjekëve kosovarë si dhe me mbështetjen dhe zemërgjerësinë e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Dy qyetarë të lënduar më rëndë kanë udhëtuar brenda 24 orësh drejt Turqisë, dhe të tjerët do të arrijnë shpejt. Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdoğan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje”.

“Natyrisht, falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë, kryetarit Agim Aliu për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe të gjitha ekipeve mjekësore në nivel komunal dhe qëndror që bën gjithçka që ishte e mundur për të ofruar shërbime sa më të shpejta dhe profesionale. Shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe urojë që të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre”.

Të ngjashme