Hoxhaj: Fuqizohen marrëdhëniet Kosovë-Vatikan

Prishtinë | 09 Qer 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, i cili po qëndron sot në Prishtinë.

Hoxhaj e ka falënderuar Kardinalin Parolin për vizitën në Kosovë, e cila është e para e nivelit të lartë nga Vatikani. Po ashtu, Hoxhaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Kënaqësi të takohem me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paolin, sot në Prishtinë. E falënderova për vizitën në Kosovë, e para e nivelit kaq të lartë, si dhe për mbështetjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën, dhe fuqizimin e marrëdhënieve tona bilaterale përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, ka shkruar Hoxhaj pas takimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme