Hoxhaj: Jeta dhe vepra e Labinot Aliajt do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë ne në parti

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative për nder të Labinot Aliajt, anëtarit të PDK-së i cili ndërroi jetë dje. Në fjalimin e tij, Hoxhaj tha se aktivizmi i Labinotit, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve, ishin virtyte që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët.

Hoxhaj tha se Aliaj kishte virtyte të veçanta dhe ishte mbështetës i punëve të mira.

“Aktivizmi i tij qytetar e politik, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve pa dallim, ishin virtyte të Labinotit që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët. Ishte kritik ndaj zhvillimeve negative, por edhe mbështetës i punëve të mira”, ka shkruar shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai ka thënë se familja, Istogu dhe PDK-ja, humbën birin, qytetarin shembull e aktivistin besnik. 

“Jeta dhe vepra e tij do të shërbej si udhërrëfim për të gjithë ne në parti, se si duhet me dashtë qytetin, Kosovën dhe mbrohen interesat e qytetarëve!”, ka shkruar Hoxhaj.

Statusi i i plotë i Hoxhajt:

Bashkë me familjarë, miq e bashkëpunëtorë, u mblodhëm sot në një seancë përkujtimi në Kuvendin Komunal të Istogut, ku anëtari ynë i ndjerë, Labinot Aliaj, vepronte e përfaqësonte më së miri interesat e qytetarëve prej shumë kohësh. 

Aktivizmi i tij qytetar e politik, puna dhe angazhimi në shërbim të njerëzve, pa dallim, ishin virtyte të Labinotit që e kanë dalluar nga gjithë të tjerët. Ishte kritik ndaj zhvillimeve negative, por edhe mbështetës i punëve të mira. 

Familja, Istogu dhe PDK-ja, humbën birin, qytetarin shembull e aktivistin besnik. Jeta dhe vepra e tij do të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë ne në parti, se si duhet me dashtë qytetin, Kosovën dhe mbrohen interesat e qytetarëve! 

Dhimbjen dhe zbrazëtinë e madhe, do të përpiqemi ta kompensojmë me punë e angazhim për një Kosovë më të mirë, ashtu siç Labinoti e deshti dhe u angazhua! 

Lamtumirë miku dhe kolegu ynë i dashur!

Të ngjashme