Hoxhaj: Me ndërtimin e shtëpisë së të moshuaruve, Kastrati është bërë shembull për të gjithë

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

U.d i kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj ka qenë sot pjesëmarrës në në hapjen e shtëpisë së të moshuaruve në Therandë, raporton EO.

Hoxhaj ka thënë se Halil Kastrati, me të gjitha veprat e tij, por veçanërisht me këtë projekt të fundit, i ka dhënë shembull të gjithëve, edhe politikës.

“Halil Kastrati, me të gjitha veprat e tij, por veçanërisht me këtë projekt të fundit, i ka dhënë shembull të gjithëve, edhe politikës, se si duhet të punohet sinqerisht dhe pandërprerë për nevojat e qytetarëve tanë. Thonë, parajsa fshihet nën kujdesin që ne kemi ndaj të moshuarve, prandaj, Halili me të gjithë ata shqiptarë bamirës, anë e kënd botës që kanë ndihmuar të realizohet ky projekt, padyshim që kanë bërë një vepër e cila do t’i lartësoj ata edhe para Zotit” ka shkruar mes tjerash ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë dhe nderin e madh që të jem në hapjen e shtëpisë së të moshuaruve në Therandë, të parën të këtij lloji në Kosovë, që miku im, miku i të gjithë shqiptarëve, Halil Kastrati me shoqatën e tij “Jetimat e Ballkanit” kanë punuar shumë këto vite për ta përfunduar.

Jam i lumtur që Halili, përkundër sfidave që pati rrugës, nuk u dorëzua asnjëherë dhe sot të gjithë ne po e shohim në realitet një kryevepër arkitektonike, një shtëpi kujdesi, ku qindra të moshuar do të trajtohen me dashuri dhe kujdes të jashtëzakonshëm.

Halil Kastrati, me të gjitha veprat e tij, por veçanërisht me këtë projekt të fundit, i ka dhënë shembull të gjithëve, edhe politikës, se si duhet të punohet sinqerisht dhe pandërprerë për nevojat e qytetarëve tanë.

Thonë, parajsa fshihet nën kujdesin që ne kemi ndaj të moshuarve, prandaj, Halili me të gjithë ata shqiptarë bamirës, anë e kënd botës që kanë ndihmuar të realizohet ky projekt, padyshim që kanë bërë një vepër e cila do t’i lartësoj ata edhe para Zotit.

Fleminderit Halil për kontributin dhe veçanërisht për shembullin e mirë dhe të jashtëzakonshëm që na ke dhënë të gjithëve gjatë gjithë kësaj kohe!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme