Hoxhaj në mbështetje të Naim Fetahut: Podujeva do të ketë spital, shkolla moderne e perspektivë për të rinjtë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar edhe sonte në Podujevë në mbështetje të kandidatit të kësaj partie për kryetar komune, Naim Fetahu.

Ai ka thënë se llapjanët, nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj komune të madhe, tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e vërtetë në qytetin e tyre, e që është Naim Fetahu.

“Llapjanët, nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e kësaj komune të madhe, tashmë janë përcaktuar për ndryshimin e vërtetë në qytetin e tyre. Edhe sonte, mbështetja për Naim Fetahun ishte e madhe dhe e zëshme.”, ka shkruar Hoxha.

Më tej, ai ka thënë se Naim Fetahu do të realizojë projektet të cilat nuk janë realizuar gjatë 20 viteve në qeversijen e LDK-së.

“Naimi, me mbështetjen e plotë të PDK-së, do t’ia kthejnë dinjitetin këtij qyteti. Podujeva do të ketë spital funksional, shkolla të denja me infrastrukturë përcjellëse dhe perspektivë për të rinjtë që po i largohen çdo ditë. Puna për të t’ia kompensuar Podujevës 20 vitet e humbura do të fillojë qysh me 29 nëntor.”, ka përfunduar kryetari në detyrë i PDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme