Hoxhaj ngushëllon familjen dhe tifozët për Fadil Vokrrin

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 13:20 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për vdekjen e Fadil Vokrrit.

Në një postim në Facebook Hoxhaj u shpreh i tronditur me lajmin ndërsa tha se Kosova do ta ruajë kujtimin për Vokrrin.

“Çfarë lajmi trishtues vdekja e legjendës tonë të futbollit, Fadil Vokrri! Ngushëllime familjes, miqve dhe qytetarëve të Kosovës. Do ta ruajmë gjithmonë kujtimin për të. Prehu në paqe, Fadil!”, ka shkruar Hoxhaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme