Hoxhaj ngushëllon familjen e gazetarit: Sulejmani ishte zëri më kredibil i Kosovës në Washington

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen Gashi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi. 

Vdekjen e gazetarit përmes rrjetit social e ka lajmëruar djali i tij Driloni, ndërsa Hoxhaj, ka shkruar se Sulejman Gashi ishte zëri më kredibil i Kosovës në Washington dhe i Amerikës në Kosovë.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit e intelektualit Sulejmam Gashi. Me dekada ai ishte zëri më kredibil i Kosovës në Washington dhe i Amerikës në Kosovë. 

Pushoftë në paqe shpirti i këtij njeriu të madh! Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme