Hoxhaj ngushëllon familjen e viktimës që vdiq nga Coronavirusi në Suharekë

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen nga Suhareka, antari i të cilëve është viktima e fundit e COVID-19 në Kosovë. 

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen nga Suhareka dhe atyre gjithashtu u ka uruar shërim sa më të shpejtë nga ky virus, pasi sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të njejtit janë të prekur nga virusi. 

Ai ka shtuar se numri i të infektuarve dhe i viktimave po rritet dita e ditës, dhe shpreson se në Kosovë të mos ketë më vdekje nga virusi në asnjë familje.

Hoxhaj ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve është jetik në këtë kohë. 

Deputeti i PDK-së ka lutur të gjithë që të mos dalin nga shtëpitë dhe të qëndrojnë me familjet e tyre.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës së fundit që vdiq nga COVID-19 në Suharekë. Familjarëve të viktimës ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë nga ky virus që po merr jetë në mbarë botën. 

Numri i të infektuarve dhe i viktimave po rritet dita e ditës, andaj shpresoj që kjo dhimbje e madhe të mos i ndodhë më asnjë familjeje tjetër në Kosovë. 

Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve është jetik në këtë kohë. Andaj, lus të gjithë, mos dilni nga shtëpitë, qëndroni me familjen tuaj! 

Duke bërë secili aq sa mundet për t’ia prerë rrugën infeksionit, do të shpëtojmë jetërat e njeri-tjerit. Vetëm së bashku do ta tejkalojmë këtë vështirësi! 

Ju lutem, rrini ne shtepi!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme