Hoxhaj ngushëllon familjet e viktimave të tragjedisë në Tetovë

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj është shprehur i shokuar nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmë në Tetovë, ku u dogj spitali për Covid-19. 

Hoxhaj përmes një statusi në Facebook, është shprehur i shokuar nga ngjarja tragjike ku mbetën të vdekur disa persona. 

Hoxhaj ka thënë se në kohën kur të gjithë po përpiqen për sa më pak viktima nga pandemia, është tepër e dhimbshme që vendi ku kërkohet ndihmë e shpëtim, të shndërrohet në tragjedi. 

Ai tutje u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. 

Statusi i plotë:

I shokuar nga ngjarja tragjike në Tetovë! Në kohën kur të gjithë ne po përpiqemi për sa më pak viktima nga pandemia, është tepër e dhimbshme që vendi ku kërkojmë ndihmë e shpëtim, të shndërrohet në tragjedinë tonë! 

U shpreh ngushëllime të thella familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë ngjarje tragjike dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve!

Të ngjashme