Hoxhaj përkujton Masakrën e Rezallës: Shteti serb të kërkojë falje për gjenocidin, drejtësi deri në fund

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në 22 vjetorin e Masakrës së Rezallës, tha se kjo masakër, ndër më të rëndat në Kosovë është një tjetër dëshmi e gjenocidit të ushtruar mbi popullin tonë.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka përkujtuar 98 viktimat e kësaj masakre, të cilët u ekzekutuan nga dora vrastare e okupatorit serb.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për secilën viktimë të këtij gjenocidi të pamëshirshëm, derisa të gjenden trupat e të gjithë të zhdukurve, derisa të dënohen të gjithë fajtorët, derisa shteti serb të kërkojë falje për krimet e bëra.”, shkruan Hoxhaj.

Të ngjashme