Hoxhaj porosit Kurtin: Të zhdukurit të jenë tema e parë në dialog me Serbinë

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 10:47 | Nga Erdonit Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te memoriali i personave të zhdukur, para objektit të Kuvendit me rastin e 27 Prillit-Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur, raporton Ekonomia Online.

Hoxhaj me këtë rast ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që tema e të zhdukurve të jetë prioritet në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, Qeveria aktuale e ka keqpërdorur këtë temë, prandaj edhe duhet që të merret seriozisht me këtë çështje.   

Madje ai tha se moszbardhja e fatit të të pagjeturve është turp edhe për Bashkimin Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.

“Sot është një ditë e vështirë dhe e rëndë për Kosovën, sepse është dita e të pagjeturve, të cilët ishin viktima të një gjenocidi. Pas 22 vitesh faji dhe përgjegjësia bie edhe me tutje mbi Serbinë, dhe kërkojmë që bashkësia evropiane të jetë më e përgjegjshme dhe të ndihmon në gjetjen e të pagjeturve të fundit”.

“Natyrisht me bacën Bajram dhe me shumë shoqata në Kosovë e partnerë ndërkombëtar është bërë një progres i duhur ku sa kanë qenë në fund të luftës”.

“6 012 aktualisht janë 1 638 të pagjetur, çka do të thotë për një progres në këtë drejtim. Por pasluftës e deri me tani janë sa të pagjetur dhe kjo është një turp për Bashkimin Evropian dhe mekanizmat evropian dhe kërkojmë që të bëhet me shumë”.

“Është mirë që Qeveria e re e ka prioritet ku dikto kjo nga Qeveria aktuale dhe e tanishme është keqpërdorë andaj kërkojmë që këtë temë ta ketë temë të parë dhe prioritet sepse dinjiteti i këtyre familjarëve është në qendër të vëmendjes tonë”.

Hoxhaj ka potencuar kur ia ka qenë pjesë e institucioneve, kjo ishte tema e arë për të cilën diskutonte me të gjithë përfaqësuesit e huaj, raporton EO.

“Kjo ditë është ditë e vështirë dhe e rëndë për secilin familjar, dhe për qytetarët e tjera andaj duhet të bëjmë më shumë, që vitin e ardhshëm të mos mbesim vetëm me deklarata”, tha Hoxhaj.

“Sa kam qenë në qeverisje kam punuar shumë në këtë drejtim, prej Këshillit të Sigurimit e kam trajtuar këtë temë dhe kërkoj nga kryeministri Kurti që përtej ndarjeve partiake të jetë prioritet për ta kjo temë”, theksoi ai.

Njeri i parë që e ka përmend në New Yourk këtë temë,dhe 15minuta ka folë aty”, iu falënderua Bajram Qerkini Hoxhajt për konsideratën që ka pasur ndaj personave të pagjetur.

Të ngjashme