Hoxhaj: Sulmi ndaj Valon Sylës akt qyqar, të gjithë duhet ta mbrojmë lirinë mendimit

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë gazetarit Valon Syla Hoxhaj ka thënë se kjo mendësi e dhunës duhet të ndalet menjëherë, dhe të gjithë së bashku duhet ta mbrojmë me forcën e fjalës dhe të ligjit lirinë për t’u shprehur.

Lexoni statusin e plotë të Enver Hoxhajt:

Dhuna asnjëherë nuk duhet të jetë përgjigje ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Liria e mendimit është arritja më e madhe e një demokracie – vlerë të cilën e kemi përqafuar dhe ruajtur me mund.

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, pavarësisht a pajtohemi gjithmonë me mendimin e tij apo jo, është një akt qyqar dhe që njollosë vetë themelet e shtetit tonë.

Në Kosovë, fatëkeqësisht, kohëve të fundit edhe nga parti të ndryshme politike është kultivuar një diskurs që nxitë dhunën në shoqërinë tonë. Kjo mendësi duhet të ndalet tani, menjëherë, dhe të gjithë së bashku duhet ta mbrojmë me forcën e fjalës dhe të ligjit lirinë për t’u shprehur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme